“Me mikun tim” – politikanja serbe shpërndan foto nga takimi me Kurtin

Kandidatja e pavarur serbe për kryetare të komunës së Zveçanit, Slagjana Pantoviq në zgjedhjet e planifikuara në veri të vendit, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti. “Në takimin e sotëm me mikun tim dhe kryeministrin Kurti,”- ka shkruar Slagjana Pantoviq në Facebook. Kujtojmë se në zgjedhjet lokale në veri të…

Lajme

24/03/2023 23:02

Kandidatja e pavarur serbe për kryetare të komunës së Zveçanit, Slagjana Pantoviq në zgjedhjet e planifikuara në veri të vendit, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti.

“Në takimin e sotëm me mikun tim dhe kryeministrin Kurti,”- ka shkruar Slagjana Pantoviq në Facebook.

Kujtojmë se në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës që janë caktuar të mbahen për 23 prill, Lista Serbe më herët ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë, por anëtari i kryesisë Milan Radojeviq gjatë ditës së sotme ka thënë se pjesëmarrja varet nga formimi i Asociacionit dhe tërheqja e forcave speciale nga veriu.

Deri më tani dihet se janë dy kandidatë serbë për zgjedhjet lokale – Aleksandar Jabllanoviq nga Partia e Serbëve për kryetar të Leposaviqit dhe kandidatja e pavarur Sllagjana Pantoviq për kryetare të komunës së Zveçanit.