“Me lshue pe, për çka?”, Bahtiri flet pak para gazetarëve
Deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, sot ka hyrë në Kuvendin e Kosovës pak më ndryshe. Ndonëse herët e kaluara s’ngurronte që të fliste dhe të fajësonte ish-opozitën se po vijnë dhe s’po marrin pjesë në votim, sot ka provuar të hyjë brenda objektit të Kuvendit pa u ndalur fare tek gazetarët. Megjithatë një pyetje e…

Lajme
Deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, sot ka hyrë në Kuvendin e Kosovës pak më ndryshe.
Ndonëse herët e kaluara s’ngurronte që të fliste dhe të fajësonte ish-opozitën se po vijnë dhe s’po marrin pjesë në votim, sot ka provuar të hyjë brenda objektit të Kuvendit pa u ndalur fare tek gazetarët.
Megjithatë një pyetje e një preja gazetarëve se a do të lëshojë pe Lëvizja Vetëvendosje sot, ka bërë që Bahtiri të kthehet.
“Me lshue pe, për çka?”, ka thënë Bahtiri, derisa ka vazhduar të ecë brenda Kuvendit dhe ka mbyllur derën.