Me lot në sy, O’Neal rrëfen momentin kur mori lajmin për vdekjen e Kobe Bryant

Shaquille O'Neal ka rrëfyer momentin kur mori lajmin për vdekjen e Kobe Bryant.

Sport

29/01/2020 09:20

Shaquille O’Neal ka thënë se është duke kaluar momente të vështira dhe netë pa gjumë pas vdekjes së Kobe Bryant.

Ish bashkëlojtari i Bryant nga Los Angeles Lakers ka rrëfyer momentin kur mori lajmin për vdekjen e Bryant, i cili humbi jetën pas rrëzimit të një helikopteri derisa ishte i shoqëruar nga vajza e tij, Gianna, 13 vjeçe, transmeton lajmi.net.

“Jam 47 vjeç, kam humbur dy gjyshet, familjarë, motrën, tani kam humbur një vëlla të vogël”, deklaroi O’Neail për “NBA on TNT”.

“Kur kam humbur motrën nuk kam qenë në gjendje të bëj gjumë. Ne punojmë shumë, qeshim dhe kalojmë momente së bashku por kur kthehem në shtëpi mendoj për realitetin”, shtoi ai.

“Kur më treguan lajmin për vdekjen e Kobeyt në telefon, u kam thënë të largohen nga fytyra ime. Pastaj morëm lajmin se ishte e konfirmuar. Nuk kam ndjerë një dhimbje më të thellë për një kohë të gjatë”, theksoi O’Neal. /Lajmi.net/

YouTube player