Me lopë në supermarket, për të kundërshtuar çmimin e qumështit (Video)
Fermerët në Britani të Madhe, nuk po pajtohen me çmimin që po ua paguajnë përpunuesit qumështit të tyre.

Fun
Derisa javën e kaluar morën gjithë qumështin e paketuar dhe e dërguan tek arka e supermarketit, këtë fundjavë ndërmorën një aksion tjetër.
Fermerët i kanë marrë lopët dhe i kanë futur në supermarketin që e zotëron firma Asda, që gjendet në Strafford, transmeton Telegrafi.
Të pranishmit kanë mbetur të befasuar me lopët, e ka pasur edhe të atillë që i kanë fotografuar dhe kanë shkuar t’i përkëdhelin.
Në moment që ka shkuar Policia, ata i kanë nxjerrë lopët përjashta, pa bërë ndonjë rezistencë.
Zyrtarë të kompanisë nuk kanë dhënë ndonjë koment lidhur me aksionin e fundit të fermerëve që nuk po pajtohen me pagesën e qumështit.
