Më lini të jetoj
Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli është kundërpërgjigjur pas kritikave të vazhdueshme në drejtim të tij. Ylli italian ka kërkuar të lihet i qetë duke insistuar se kështu do të shihen ndryshime tek ai. “Mjaft më me fjalë dhe vetëm fjalë, jetoni, dhe më lini të jetoj, do t’i shihni dallimet”, shkroi Balotelli në profilin e…
Sport
Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli është kundërpërgjigjur pas kritikave të vazhdueshme në drejtim të tij. Ylli italian ka kërkuar të lihet i qetë duke insistuar se kështu do të shihen ndryshime tek ai.
“Mjaft më me fjalë dhe vetëm fjalë, jetoni, dhe më lini të jetoj, do t’i shihni dallimet”, shkroi Balotelli në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.
Gjithnjë në qendër të vëmendjes së medieve, Balotelli me veprimet e tij – shpeshherë të gabuara – në fushë dhe jashtë saj vazhdon të zgjojë polemika dhe kritika të shpeshta.
Ai ka kërkuar qetësi, të cilën vështirë se do ta gjejë duke pasur parasysh statusin e tij të yllit dhe vëmendjen që e rrethon.