Me LDK-në vijnë investimet e huaja
Me ardhjen e LDK-së në pushtet vendit do t’i vijnë investime të huaja, thotë lideri i kësaj partie Isa Mustafa.
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se me ardhjen e tij në qeverisje do të punoj për tërheqjen e investimeve të huaja si dhe të ndryshoj mënyrën e pagesës së tatimit mbi vlerën e shtuar.
Mustafa ka theksuar se disa produkte bazë do t’i liroj nga ky tatim.
Kreu i LDK-së ka pohuar se do të punoj shumë edhe në arsimin profesional në mënyrë që të rinjtë të përgatiten sa më herët për nevojat e tregut të punës. Në një konferencë për media, kryetari i LDK-së Isa Mustafa e ka shpalosur edhe një pjesë të programit qeverisës në fushën e ekonomisë.