Me këtë top do të luhen ndeshjet kualifikuese për Euro 2020

Këtë javë do të fillojnë kualifikimet për Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Sport

19/03/2019 14:50

Për herë të parë në histori të Kampionatit Evropian, ky eveniment do të organizohet në 12 shtete.

UEFA ka prezantuar topin me të cilin do të zhvillohen ndeshjet kualifikuese.

Topi është shumë i ngjashëm me atë që është përdoruar në Ligën e Kombeve.

Kujtojmë se në mars dy ndeshje do t’i zhvillojë edhe Kosova.

‘Dardanët’ më 21 mars në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ zhvillojnë ndeshje miqësore me Danimarkën, ndërsa katër ditë më vonë presin Bullgarinë, për ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020./Lajmi.net/