Me këtë paraqitje, motrat Hadid bënë të gjithë t’i kthejnë sytë nga ato

Motrat Hadid morën vëmendje me paraqitjen e fundit.

ShowBiz

10/09/2019 13:01

Gigi dhe Bella Hadid vazhdojnë të jenë ndër modelet më të kërkuara në këtë fushë, shkruan lajmi.net.

Dy motrat janë fotografuar së fundi në rrugë, teksa ishin veshur me shumë stil, ashtu siç bëjnë çdo herë.Ngjyra gri ishte ajo që dominonte në veshjen e të dyja modeleve, ndërsa në plan të parë kishin format trupore.

Kjo veshje e tyre erdhi në kuadër të Javës së Modës në Nju Jork. /Lajmi.net/