Me këtë ndryshim në pamje Lindon Berisha paralajmëron këngën e re

Këngëtari nga Maqedonia, është duke punuar fuqishëm në këngë dhe bashkëpunime që do t'i sjell në vazhdim.

ShowBiz

18/07/2018 18:35

Është fjala për Lindon Berishën i cili po vjen me projekte të reja për të cilat ditë më parë i kishte shpalosur për lajmi.net.

Lindoni tregon se është duke punuar paralelisht në dy këngë, njëra do jetë bashkëpunim ndërkaq tjetra solo.

“Për momentin po punoj në dy projekte njëra bashkëpunim dhe tjetra është solo që është në përfundim pothuajse dhe do lansohet në korrik”, tha ai.

“Për shkak të ndryshimeve të mundshme dhe ndonjë anulimi nuk po mundem me cek diçka fatkeqësisht”, u shpreh ai për lajmi.net.

Para pak minutash me postimin e fundit, Berisha ka ndryshuar stilin e flokëve ku edhe është gati për këngën e re.

“Moti spasna nxjerr kang bre????#summerjam #loading”, ka shkruar ai./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BlYSCxrAylc/?taken-by=lindon.b

https://www.instagram.com/p/BgZI8bbgEN9/?taken-by=lindon.b