“Me këtë këngë do e hap dasmën”, Ronela fillon përgatitjet për martesë?

Ronela befasoi fansat me postimin e fundit.

ShowBiz

19/01/2021 18:55

Ronela Hajati është një ndër artistet më të dashura për publikun, e cila shpeshherë komentohet edhe për jetën private, shkruan lajmi.net.

Ajo kohë më parë u komentua për lidhjen me Young Zerkën, por së fundi bëri fansat kureshtar me një postim që e bëri në llogarinë e saj në Instagram.

Në atë postim, Ronela shfaqet duke e dëgjuar një këngë, e cila duket se i pëlqen aq shumë saqë thotë se me të do e bëjë hyrjen në dasmë.

“Me kete kenge do hap dasmen”, shkruan këngëtarja në videon ku dëgjohet kënga “Is this love”.

Se a ka të reja në jetën personale të Ronela Hajatit mbetet të kuptohet ditëve në vazhdim, kurse sa i përket muzikës, artistja pritet të rikthehet shumë shpejt me këngë të re. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)