Me këtë datë publikohet kënga e re e Feros

Fero është reper i cili nuk ka shumë kohë që i ka hyrë skenës muzikore, por po tregohet i suksesshëm.

ShowBiz

09/06/2018 18:10

Përmes rrjeteve sociale, reperi ka njoftuar se këto ditë lansohet kënga e tij më e re, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për këngën me titull “Veni i parë”, të cilës Fero ia ka shoqëruar edhe videoklipin.

Ai në një video të shkurtër ka treguar se si do të duket në videoklip, gjithashtu edhe datën se kur do të publikohet kënga.

“? —VENI PAR— TMERKUREN 18:00”, ka shkruar Fero, ndërsa fansat e tij presin me padurim të shohin se çfarë ka përgatitur ai. /Lajmi.net/