Me këtë datë publikohet “Archimed” nga Stresi
Stresi ka zbuluar datën e publikimit të këngës së re.

ShowBiz
Reperi Stresi kohën e fundit ka qenë shumë i përkushtuar për të punuar rreth albumit të ri, shkruan lajmi.net.
Artisti, me anë të një videoje në Instagram, njoftoi fansat se kënga e tij e re me titull “Archimed”, ashtu sikurse titullohet edhe albumi, do të publikohet të premten (4 dhjetor).
“Te Premten Ora 19:00 ? Super Premier :Archimed @badboyslabel falenderim special per @arlennmusic @wiz_dako“, shkruan Stresi.
View this post on Instagram
Ai këto ditë, për fansat e tij zbuloi disa sekuenca të kësaj kënge, ndërsa thotë se në të ka shprehur gjithë revoltën e tij.
Kënga “Archimed” pason projektin “Për vete”, të cilin Stresi e solli në bashkëpunim me Finem dhe Solon. /Lajmi.net/
View this post on Instagram