Me këngë patriotike, punëtorët serbë të Trepçës protestojnë kundër Ligjit

Punëtorët serbë të Kombinatit “Trepça”, kanë nisur edhe sot një protestë në Rudare në veri të Mitrovicës, duke bllokuar trafikun në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq.

Lajme

06/10/2016 11:12

Punëtorët serbë të Trepçës, duke kënduar himnin e Serbisë dhe këngë tjera patriotike serbe, po protestojnë kundër Ligjit të ri për Kombinatin Trepça të cilin Qeveria e Kosovës e ka dërguar në Kuvend për miratim, sipas të cilit kombinati vihet nën administrim të qeverisë.

Protestuesit bartin pankartat me mbishkrimet: “Trepça punon, populli jeton”, “Ligji nuk do të kalojë” si dhe po bartin flamuj të minierës dhe të Republikës së Serbisë.

Një protestë njëkohësisht po zhvillohet edhe në Leposaviq ku punëtorët e flotacionit janë mbledhur me të njëjtat kërkesa.