Më i lumtur se kurrë

Ylli i Liverpoolit, Luis Suarez është më i lumtur se kurrë, ka thënë menaxheri Brendan Rodgers. Ylli uruguaian ishte në qendër të spekulimeve gjatë afatit kalimtar të verës ku Arsenal dhe Real Madrid ishin në mesin e klubeve që shprehën interesim për transferimin e tij, por Liverpool refuzoi ta shiste. Kapiteni Steven Gerrard ka shprehur…

Sport

08/11/2013 20:30

Ylli i Liverpoolit, Luis Suarez është më i lumtur se kurrë, ka thënë menaxheri Brendan Rodgers. Ylli uruguaian ishte në qendër të spekulimeve gjatë afatit kalimtar të verës ku Arsenal dhe Real Madrid ishin në mesin e klubeve që shprehën interesim për transferimin e tij, por Liverpool refuzoi ta shiste.

Kapiteni Steven Gerrard ka shprehur brengosjen e tij se 26-vjeçari mund të largohet nga klubi nëse skuadra nuk arrin të kualifikohet për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Por, pasi e mbajti sulmuesin në klub gjatë verës, Rodgers insiston se kurrë nuk e ka parë Suarezin më të lumtur se këtë edicion.

“Luis, nga pamja dhe deklaratat e tij në ditët e fundit, ka treguar se është më i lumtur se kurrë më parë. Ka kaluar një verë të vështirë por është kthyer dhe tani është më i pjekur dhe paraqitjet e tij po ashtu kanë qenë të nivelit të lartë”, u shpreh Rodgers në konferencë për shtyp.