Me flakadanin olimpik në duar, Jackie Chan hapi dje “Lojërat Olimpike Dimërore”
Jackie Chan është aktori i mirënjohur i arteve marciale.
ShowBiz
Aktori edhe pse ka mbushur 73 vite jetë vazhdon ende të jetë aktiv me projekte filmike, shkruan lajmi.net.
Gjatë ditës së djeshme janë hapur zyrtarisht “Lojërat Olimpike Dimërore” në Korenë e Jugut, ku ekipet e secilit shtet kanë parakaluar me sportistët përfaqësues të tyre.
Në ceremoninë e hapjes së këtyre lojërave ishte edhe aktori Jackie Chan, i cili mori vëmendjen e medieve kur u pa me flakadanin olimpik në duar.
Kujtojmë se në këto gara po merr pjesë edhe Kosova, që përfaqësohet nga Albin Tahiri në skijim. /Lajmi.net/