Me fitoren ndaj Milanit, Liverpool vendos rekord historik në Ligën e Kampionëve

Liverpool arriti fitore të rëndësishme në udhëtim te AC Milan, në kuadër të xhiros së gjashtë për fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Sport

07/12/2021 23:31

“Reds” arritën të fitojnë me përmbysje në rezultat nga 1 – 0 në 1 – 2, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj fitore, Liverpool ka vendosur rekord historik duke u bërë skuadra e parë angleze që fiton të gjitha ndeshjet në fazën grupore.

Liverpool ishin në grupin e ‘vdekjes’ me Atleticon, Milanin dhe Porton, por arritën gjashtë fitore duke u kualifikuar me 18 pikë të mbledhura.

Ndërkohë, AC Milan mbeti jashtë garave evropiane, derisa Atletico Madrid u kualifikua si pozitë e dytë./Lajmi.net/