Me figurën e kujt u mbulua krahu i Gencit? (Foto)
Genc Prelvukaj është këngëtar shumë i dashur dhe i suksesshëm në punën që bën.

ShowBiz
Ai gjithashtu është një baba i mrekullueshëm dhe artist i përkushtuar, shkruan lajmi.net.
Këngët që Genci i sjellë në tregun muzikor shqiptar pothuajse gjithmonë bëhen hite dhe këtë e dëshmon edhe numri i klikimeve në YouTube.
Genci njihet si person që i pëlqejnë tatuazhet, ndërsa për Lajmi.net ai ka folur për tatuazhin e tij të ri.
“Personazhi në dorë është një shqiptar i zonave të veriut, zonë prej nga edhe unë e kam origjinen. Eshtë veshja e njejtë me të paret e mi. Portreti është nga një pikturë e fillimit të shekullit XIX”, ka thënë ai duke shtuar se:
“Nuk është personalitet i njohur historik por përfaqëson pamjen dhe veshjen e asaj kohe ndër shqiptarët gege”./lajmi.net.