Me ekspozitë shënohet 52 vjetori i tërmetit të Shkupit (Foto/Video)

Nëpërmjet fotografive mund të shihet rritja dhe zhvillimi i përshpejtuar i qytetit, i cili me tërmetin shkatërrues është ndërprerë, pastaj me entuziasëm zgjerohet në drejtim të konceptit modern të një qyteti të së ardhmes.

Lajme

27/07/2015 10:42

Në kuadër të aktiviteteve të shumta të shënimit të 52 vjetorit që nga tërmeti katastrofal i vitit 1963 që shkatërroi qytetin e Shkupit, kryetari i Bashkisë së qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski mbylli këto aktivitete me hapjen e ekspozitës “Shkup 63’ – para dhe pas”, raporton Anadolu Agency (AA).

Koncepti i ekspozitës është të tregojë zonën qendrore të Shkupit para dhe pas tërmetit deri në vitet e 80 të shekullit të kaluar. Nëpërmjet fotografive mund të shihet rritja dhe zhvillimi i përshpejtuar i qytetit, i cili me tërmetin shkatërrues është ndërprerë, ndërsa pastaj me shumë entuziasëm zgjerohet në drejtim të konceptit modern të një qyteti të së ardhmes.

Trajanovski, në fjalën e tij para të pranishmëve tha se tërmeti katastrofal mori shumë jetë njerëzish, shumë të tjerë la pa kulm mbi kokë, shkatërroi një numër të madh të objekteve publike, si dhe një pjesë të rrugëve të rëndësishme të qytetit ishin të pakalueshme.

“Fatmirësisht për shkatërrimet që la pas tërmeti katastrofal shpejtë u përhap informacioni në opinioni botëror dhe humaniteti në një shkallë të papaparë deri më tani nuk mungoi nga ana e tyre. U rikthye optimizmi dhe shpresa në këtë qytet. Asambleja dhe Kombet e Bashkuara me dashuri dhe besim të madh ndihmuan në ndërtimin e Shkupit të ri, i cili mbeti një simbol i sakrificës njerëzore, humanitetit dhe solidaritetit”, deklaroi Trajanovski.

Fotografitë e prezantuara janë pjesë e fotografive nga ekspozita “Imazhe paralele të Shkupit” e realizuar në të njëjtin muze në vitet e 80-ta dhe përzgjedhje e fotografive të Kiro Georgievskit, të cilat janë përdorur për ekspozitën “Shkupi i vjetër”, realizuar në vitin 1993.

Një kompensim i veçantë i ekspozitës është donacioni i familjes Bitoljanu, fotografi menjëherë pas tërmetit dhe të pabotuara deri më tani. Fotografitë kanë qëndruar në arkivin e Koço Bitoljanut, i cili në kohën e tërmetit ishte nënsekretar i Sigurimit të Shtetit në Qeverinë e Shkupit. Ai ndroi jetë një muaj më parë, në moshën 91 vjeçare, ndërsa djali i tij, Vanja Bitoljanu, duke rregulluar dokumentet e trashëguara zbuloi edhe fotografi nga tërmeti.

Si monument historik për këtë tërmet u ruajt ora e Stacionit Hekurudhor të vjetër të Shkupit. Stacioni hekurudhor u dëmtua gjatë tërmetit dhe më vonë u vendos Muzeu i qytetit të Shkupit. Ora e stacionit të dikurshëm ndaloi së punuari nga goditja e tërmetit saktësisht në orën 05:17 dhe nga ajo kohë kjo orë ruhet edhe sot.

Kujtojmë se nga tragjedia që shkatërroi Shkupin humbën jetën 1.070 persona dhe u plagosën 3.000 të tjerë. Si pasojë e tërmetit u shkatërruan 15.800 ndërtesa, u dëmtuan 28.000 të tjera, ndërsa pa kulm mbi kokë mbetën 200.000 persona. Ky qytet u godit nga tërmeti me fuqi prej nëntë ballëve sipas shkallës Rihter me epiqendër në sheshin “Maqedonia”.

Tragjedia ndodhi në 26 korrik të vitit 1963. Si pasojë e tërmetit humbën jetën 1.070 persona dhe u plagosën 3.000 të tjerë. u shkatërruan 15.800 ndërtesa, u dëmtuan 28.000 të tjera, ndërsa pa kulm mbi kokë mbetën 200.000 persona.

1

2

3

4

 

 

YouTube player