Me eksport nga Trepça, Kosova mund të fitoj 1.2 miliardë euro, thotë Lluka

“ Trepça është një potencial  i madh për zhvillimin ekonomik”.

Lajme

06/06/2018 21:10

Kështu ka thënë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Sipas tij, me eksport nga Trepça,  Kosova mund të fitoj 1.2 miliardë euro.

Lluka ka deklaruar se për Trepçën  ka investitor mjaft të interesuar.

Ai mes tjerash nuk la pa përmendur edhe gjendjen e Telekomit të Kosovës.

Ministri tregoi se disa ekspertë janë duke përgatitur një raport në lidhje me të, që së shpejti ta dorëzojnë në Qeveri.

Në emisionin ‘Euro Tribuna’, Lluka  ka përmendur edhe çështjen e kontratës mes Z-Mobile dhe Telekomit të Kosovës.

Lluka tha se ka shumë gjasa të shkëputet.

Valdrin Lluka është shprehur se falimentimi i Telekomit të Kosovës, është imazh i keq për shtetin.