Me dokumente të falsifikuara drejt Italisë, dy turq kapen në Durrës
Policia e Durrësit ka arrestuar dy shtetas turq, pasi tentuan të kalojnë kufirin drejt Italisë me dokumente të falsifikuara.
Lajme
Sipas policisë në pranga u vunë shtetasit me iniciale I. Y., 44 vjeç dhe A. S., 67 vjeç.
“Më datë 05.03.2020, në P. K. K. Durrës, këta dy persona kanë tentuar të kalojnë kufirin në drejtim të Italisë, me dokumente bullgare dhe greke të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, sqaron policia, raporton OraNews.
Arrestimi i tyre u bë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.