Me dokumente në dorë, punëtorët e Kurtit largohen nga Zyra e Kryeministrisë

Avdullah Hoti është votuar sot si Kryeministër i Kosovës. Qeveria e tij me 16 ministra dhe 4 zëvendëskryeministra u votua në Kuvend pa shumë debat dhe me bojkot nga Vetëvendosje dhe Kryetarja e Kuvendit.

Lajme

03/06/2020 15:03

Pas votimit të Qeverisë së re, disa punëtorë që kanë qenë pjesë e kabinetit të ish-kryeministrit Albin Kurti, janë parë teksa kanë liruar Zyrat e Kryeministrisë.

Sikur shihen në pamjet e Ekonomia Online, ata janë larguar me disa dokumente në dorë nga ndërtesa e kryeministrisë.