Me apo pa masa, Labi zotohet se do ta organizojë “Darkën e Gurbeqarit”
Labinot Tahiri konfirmoi se edhe këtë vit organizon "Darkën e Gurbetqarit".

ShowBiz
Këngëtari Labinot Tahiri ka shfrytëzuar motin e mirë për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar, shkruan lajmi.net.
Ai bashkë me gruan dhe fëmijët kanë udhëtuar për në Durrës, ndërsa për ndjekësit sollën imazhe në rrjete sociale.
Me anë të një postimi, Labi përshëndeti diasporën dhe konfirmoi se do ta organizojë “Darkën e Gurbetqarit” në Ferizaj, si shenjë respekti për atë që bëjnë për atdhe.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:
“Të dashur shqiptarë dhe ju nga Diaspora!
Gurbetqarë të dashur uroj të jeni shëndosh e mirë dhe do të vini shëndosh e mirë në Kosovë.
Edhe nëse do ti heqin masat edhe nëse nuk do ti heqin për ndalimin e ahengjeve familjare e mbremjeve ku pa muzik nuk ka jetë!
Unë dhe ne, prap do ta organizojmë DARKËN E GURBETQARIT në Ferizaj Kosovë e Shqipërisë, si shenjë rrespekti për shpirtin e juj që dhuroni dhe bëni shumë pêr atdhe.
Tani është viti i 7-të që organizoj atë mbremje.
Me familjen dhe femijet po bejmë planet më të mira se si do të ju japim ngrohtësi në atë natë.
Me dashuri përgjithmonë, Labi –FKSH???”. /Lajmi.net/