Më 3 nëntor, 7029 vëzhgues
KQZ ka emëruar Këshillat e Vendvotimeve për zgjedhjet lokale në 38 komuna si dhe ka marrë vendim për caktimin e komisionit për mbikëqyrjen e shtypjes së fletëvotimeve për këto zgjedhje.
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka akredituar vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit.
Në mbledhjen e djeshme, anëtarët e këtij Komisioni miratuan rekomandimin e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim për Akreditim të Vëzhguesve për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës. Raporti përmban rekomandimin për akreditimin e 7 029 vëzhguesve për Zgjedhjet Lokale të 3 nëntorit.
Në bazë të nenit 54 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe nenit 19 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Kosovë dhe nenit 3 të Rregullës Zgjedhore Nr. 07/2013 për Vëzhguesit e Zgjedhjeve, Zyra më 10 tetor 2013 ka proceduar aplikacionet e vëzhguesve të procesit zgjedhor për Zgjedhjet Lokale të: katër subjekteve politike dhe dy organizatave ndërkombëtare dhe të një ambasade.
Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ’së, Enis Halimi ka thënë se procesi i shtypjes së fletëvotimeve për Zgjedhjet Lokale të 3 nëntorit është duke vazhduar.
KQZ ka emëruar Këshillat e Vendvotimeve për zgjedhjet lokale në 38 komuna si dhe ka marrë vendim për caktimin e komisionit për mbikëqyrjen e shtypjes së fletëvotimeve për këto zgjedhje.