Më 25 mars në Prishtinë, diskutim për korridoret ballkanike

Si njofton Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e Shqipërisë, më 25 mars në kryeqytetin e Kosoëvs do të tubohen ministrat e infrastrukturës do të tubohen në Prishtinë për të diskutuar për koordinimin dhe mbështetjen e korridoreve të përbashkëta, si dhe futjen e tyre si pjesë e korridoreve evropiane.

Lajme

17/03/2015 23:51

Sipas këtij njoftimi, ministri i Transportit dhe Infrastukturës së Shqipërisë, Edmond Haxinasto ka zhvilluar sogt në Bruksel takime me përfaqësues të Komisionit Evropian, Drejtorinë e Transportit dhe Drejtorinë e Fqinjësisë, mbi përcaktimin e rrjetit bazë të korridoreve të transportit në Shqipëri, iniciativën e ndërmarrë në kuadër të nismës së “Konektiviteti në vendet e Ballkanit Perëndimor”, pjesë e procesit të Berlinit, të filluar në gusht  2014.

“Qëllimi i nismës është përcaktimi i korridoreve bazë të transportit në vendet e Ballkanit Perëndimor, mbi bazën e disa kritereve, pjesë e metodologjisë së provuar evropiane, kritere si lidhja e kryeqendrave të rajonit, lidhja e zonave ekonomike dhe porteve në rajon. Dy korridoret që u diskutuan sot me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, me Jean Erique Paquet, dhe të tjerë ishin ato të Korridorit Veri-Jug, me hyrjen në Hanin e Hotit dhe dalje në Kakavijë, si dhe korridori VIII”, deklaroi pas takimit Haxhinasto.

Gjithashtu, Haxhinasto mbështeti përfshirjen e Korridorit VIII si pjesë e rrjetit bazë evropian rrugor dhe hekurudhor. “Ky është një hap i rëndësishëm pasi do të na mundësojë thithjen e më shumë investimeve për këto dy korridore, me qëllim përfundimin e tyre brenda 2030”, është shprehur ai.

Gjatë vizitës së tij njëditore, ministri Haxhinasto zhvilloi takime pune bilaterale koordinuese me homologët e tij maqedonas, Mille Janakieski, kosovar, Lutfi Zharku, malazez, Ivan Brajeviq, dhe boshnjak, Izet Bajrambashiq, me të cilët u diskutua për koordinimin për mbështetjen e projekteve të përbashkëta, si dhe futjen e tyre si pjesë të korridoreve evropiane.

Takimi i ardhshëm për këtë qëllim do të mbahet në Prishtinë më 25 mars, thuhet në fund të këtij njoftimi që e transmeton Shqiptarja.