Më 25 mars, Katalunia do të përballet me Venezuelën, në listë edhe yjet dhe legjendat e Barcës

Katalunia do të përballet me kombëtaren e Venezuelës , në një ndeshje miqësore, në Montilivi.

Sport

11/03/2019 23:55

Ndeshja do të luhet më datën 25 mars, dhe në listën e përfaqësueses katalane shihen edhe emrat e yjeve të Barcelonës.

Gazetari spanjoll Gerard Romero ka raportuar se Carlos Alena e Gerard Pique janë në listën e skuadrës katalane, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, në atë listë ka edhe emra tjerë që kanë luajtur më përpara me skuadrën e Barcelonës, si Xavi Hernandez, Cesc Fabregas e Bojan Krkic.

Mbetet të shihet nëse ndonjë nga të lartpërmendurit  do të paraqitet me përfaqësuesen katalane. /Lajmi.net/