McGregor zbulon arsyen që e çuan në vendimin për pensionim nga UFC, për herë të tretë në katër vitet e fundit

Conor McGregor ka zbuluar se mungesa e dashurisë për sportin e UFC ka bërë që ai të vendos për pensionim.

Sport

07/06/2020 18:58

Ish-kampioni në dy pesha në UFC vendosi të pensionohet për herë të tretë në katër vjet të dielën në mëngjes.

McGregor kishte planifikuar të luftonte tre herë këtë vit por pandemia ka bllokuar gjithçka.

“Jam pak i mërzitur për ndeshjen”, i tha ai ESPN, përcjell lajmi.net. “Unë jam këtu duke parë luftën. Pashë shfaqjen e fundit – Woodley-Burns – e shikova shfaqjen sonte. Unë thjesht nuk jam i ngazëllyer më për këtë sport”.

”Nuk e di se çfarë është, thjesht nuk ka ndonjë lëvizje për mua”.

“Ky sport thjesht nuk më emocionon dhe kjo është e gjitha. E gjithë kjo duke pritur; nuk ka asgjë që po ndodh. Nuk ka asgjë që është interesante për mua”, u shpreh ai. /Lajmi.net/