“McGregor të luftojë për titull me fituesin e meçit Khabib-Gaethje”
Dana White beson se që Conor McGregor duhet të luftojë me fituesin e sfidës Khabib Nurmagomedov – Justin Gaethje, me palët që po përgatiten për meçin për titull të unifikuar në kategorinë e lehtë në UFC.

Sport
McGregor ka shijuar një rikthim të mirë në UFC në janar, pas një mungese një vjeçare kur ishte mposhtur nga Khabib.
Në rikthimin e tij, McGregor mposhti brenda 40 sekondave Donald Cerrone.
Që atëherë, shumë luftëtarë kanë telefonuar irlandezin për një luftë, por asgjë ende nuk është vendosur.
“Unë mendoj se gjëja më e mirë për të, nuk po them se kjo do të ndodhë, por për mendimin tim, ai duhet të presë luftën Gaethje-Khabib dhe të luftojë pastaj me fituesin”, ka deklaruar Dana White, i cili është president i UFC, përcjell lajmi.net.
“Unë mendoj se kjo është lëvizja më e zgjuar për të. Por, ju e njihni atë, mbase ai dëshiron të luftoj para kësaj dhe nëse ai e bën, ne mund të kuptojmë diçka”./Lajmi.net/