McGregor rendit arsyet pse Khabib është i mirë, por jo shumë i mirë

Conor McGregor vazhdon të mos jetë i bindur nga Khabib Nurmagomedov.

Sport

06/12/2021 22:35

Ylli irlandez i UFC nuk mendon se rusi është më i miri i të gjitha kohërave në artet e përziera marciale.

McGregor vlerëson se Khabib ka një përqindje të vogël të fitoreve me nokaut, nuk ka goditje të forta dhe këto bëjnë që ai të jetë i mirë, por jo i shkëlqyer.

“Po, i mirë, por jo i shkëlqyer”, ka thënë McGregor, për Khabib, përcjell lajmi.net.

“Përqindje e vogël e nokauteve, nuk mund të godas fort. Kurrë nuk bëri progres në ngritje në peshë, edhe pse ishte i fokusuar të ngritej në kategori. U largua nga luftërat disa herë. U pensionua herët”, shtoi irlandezi.

“Të gjitha këto e çojnë drejt një luftëtari të mirë, por jo të shkëlqyer. Ai kishte disa muaj të mirë, kaq”, ishin fjalët e McGregor.

Khabib Nurmagomedov e kishte mposhtur McGregorin në një duel mes tyre, duke e obliguar ta dorëzonte meçin para kohe./Lajmi.net/