McGregor ka disa fjalë për Khabibin pas pensionimit të tij

Conor McGregor ka komentuar së fundmi largimin e Khabib Numagomedov nga UFC, ky i fundit raportohet të jetë pensionuar.

Sport

16/01/2021 09:30

Që të dy kanë një të kaluar dhe njihen si rival të mëdhenj, e në përballje të drejtpërdrejt Khabib arriti që ta mposht McGregorin.

Mirëpo, në një intervistë të fundit, Irlandezi ka thënë se “nuk është i befasuar” nga largimi i 32 vjeçarit, transmeton lajmi.net.

“Largimi në këtë fazë është shqetësuese për mua, mirëpo prapë se prapë secili mendon për vetën”, tha McGregor para se të shtonte se Khabib kishte akoma një numër pretendentësh kryesor për të luftuar në divizion.

“Ju jeni planifikuar të luftoni me një burrë. Pavarësisht se çfarë. Luftimet duhet të zhvillohen. Ju nuk thjesht të tërhiqeni. Ka qenë shenja dalluese e tij, pra, largimi. Unë nuk u habita kur pashë atë duke u larguar. Ne vazhdojmë më tej, ”tha ai./Lajmi.net/