McGregor i ofrohet mundësia të luftojë për titullin e kampionit, kundër Kamaru Usman

Conor McGregor ka mundësi që të luftojë për titullin e kampionit.

Sport

25/05/2020 10:16

Ikonës irlandeze të UFC i është ofruar mundësia që të luftojë për titullin e kampionit në peshat e lehta, kundër kampionit aktual, Kamaru Usman, transmeton lajmi.net.

Ali Abdelaziz, i cili është edhe menaxher i Khabib Nurmagomedov e Justin Gaethje, ka pasur viteve të fundit disa negociata me McGregor.

Abdelaziz është edhe menaxher i nigerianit Usman, dhe po synon që për klientin e tij të aranzhojë duelin me ‘Notorious’.

“Duket se konkurrenti numër 1 dëshiron të ndeshet me Nate Diaz tani. Mirë për të. Hej, Conor McGregor, dëshiron një mundësi për titullin? Eja te prindi, Kamaru Usman dhe ai të jep një dhe të premton se në dy raundet e para ndeshet vetëm me shuplaka”, ka thënë agjenti i Usman, transmeton lajmi.net.

Jorge Masvidal është konkurrenti numër 1 për duelin për titullin e kampionit në peshat e lehta.

Mbetet të shihet nëse McGregor do t’i përgjigjet kësaj thirrje të Abdelaziz, që duket paksa edhe përulëse. /Lajmi.net/