McGregor e filloi përleshjen i pari, dalin faktet e para

13:36 | 10 Tetor 2018

Dita e ditës po dalin fakte interesante për përleshjen në mes të Conor McGregorit dhe të Khabib Nurmagomedov.

Me dhjetëra kamera prezent në natën e skandalit në Las Vegas, po dalin xhirime nga shumë kënde.

Kamreat kanë arritur të zbulojnë një detaj interesant, që tregon se si McGregor e filloi zënkën i pari, përcjell “lajmi.net”.

Irlandezi sulmoi i pari, duke grushtuar Islam Makhachev brenda ringut.

Më pas Makhachev ka arritur t’i kundërvihet McGregorin, duke krijuar një përleshje të madhe brenda në kafaz edhe pse sigurimi tentoi që t’i qetësoj ata. /Lajmi.net/