McGregor dëshiron me çdo kusht përballjen në dhjetor me këtë kundërshtar

Conor McGregor i ka bërë thirrje Dana White që të organizojë rikthimin e tij në UFC për dhjetor kundër Frankie Edgar, pasi të dy luftëtarët shprehën dëshirën që meçi të ndodhë nëpërmjet rrjetit social Twitter.

Sport

17/10/2019 13:05

Në një shkëmbim të shkurtër përgjigjesh në Twitter, McGregor iu përgjigj një cicërime në UFC duke i uruar Edgar një ditëlindje të lumtur: ”Gëzuar ditëlindjen Frankie, të shihemi në dhjetor’’.

Edgar, i cili mbushi 28 vjeç, u përgjigj: ”Faleminderit, unë thashë po tashmë çështja është tek ju dhe Dana White për ta bërë atë të ndodhë”, transmeton lajmi.net.

McGregor u pajtua dhe më pas shokoi tifozët, duke thënë: ”Radha jote Whyte, bëje që të ndodhë. Paratë e mia i jap për bamirësi”.

McGregor, i cili aktualisht është i lirë me kusht pasi gjoja goditi një njeri në një pijetore të Dublinit në prill, nuk ka luftuar në oktagon që nga humbja e tij ndaj Khabib Nurmagomedov në UFC 229 në tetor 2018. /Lajmi.net/