McGregor – Cerrone, shikojeni çfarë ndodhi në konferencë për media

Conor McGregor po rikthehet në UFC.

Sport

16/01/2020 10:51

Ylli i madh irlandez do të ballafaqohet me Donald ‘Cowboy’ Cerrone në UFC 246 në Las Vegas, transmeton lajmi.net.

Më tepër se tri vite nga fitorja e tij e fundit në UFC, McGregor synon të ringjallë karrierën e tij me fitore ndaj amerikanit, 36 vjeç.

McGregor ka luftuar për herë të fundit në tetor të vitit 2018 në humbjen nga Khabib Nurmagomedov në raundin e katërt dhe ka munguar deri këtë fundjavë për arsye të ndryshme.

Ballafaqimi McGregor – Cerrone do të zhvillohet të shtunën nga ora 7 e mëngjesit me orën tonë, 22:00 në Las Vegas.

Në konferencën për media, të dy shfaqën respekt për njëri tjetrin. Por, McGregor parashikoi se do ta fitojë duelin me nokaut. /Lajmi.net/ 

Konferenca e plotë: 

YouTube player