McCartney po vjen
Gazeta The Sun ka një sektret sepse ka dëgjuar një pjesë të vogël të këngëve të albumit, i cili do publikohet më 14 tetor. Në këngën Save Us, krahu i djathtë i Adele, Paul Epworth, ka punuar me magjinë e tij që Macca të tingëllojë si The Strokes. Albumi New është një album që përmban…

ShowBiz
Gazeta The Sun ka një sektret sepse ka dëgjuar një pjesë të vogël të këngëve të albumit, i cili do publikohet më 14 tetor.
Në këngën Save Us, krahu i djathtë i Adele, Paul Epworth, ka punuar me magjinë e tij që Macca të tingëllojë si The Strokes.
Albumi New është një album që përmban këngë rok dhe i përshtaten zërit të legjendës së Beatles.
Është i pagabueshëm Macca, po aty ka pak edhe nga bashkëpunimi i Epworthi’it me Adele tek kënga Rolling In The Deep, dhe gjithashtu ka diçka dhe prej bendeve të tjera muzikore që ai ka punuar më herët, siç janë: The Rakes, The Futureheads dhe Block Party.
Kënga Save Us është lloj i këngës që duhet lëshuar nga Radio 1 dhe 2, dhe duhet të lërë gjurmë në listat muzikore.
Kënga Queenie Eye është gjithashtu një produksion i Epworthit, ani pse kjo është këngë që gjason me stilin në të kaluarën e McCartney’it sesa kënga Save Us. Fansat gjithashtu do të dëgjojnë një miks me këngët si Band On The Run, Lady Madonna dhe Sgt Papper.
Edhe një këngë tjetër që veçohet në këtë album është Everybody Out There. Është një këngë me kitarë akustike dhe ka një seksion në mes të stilit singalong, që i bie këndimi në grup, pak a shumë si një kor. Në performancë ‘live’ do tingëllojë për mrekulli.
Albumi gjithashtu përmban edhe këngë në bashkpunim me producentin e Kings of Leon, Ethan Johns, e në disa këngë tjera është bashkëpunuar edhe me producentin Mark Ronson.
Nga ajo që është dëgjuar deri më tsh, vendimi i Paul për të bashkëpunuar me producentë të rinj, në albumin e tij të parë pop pas 6 vjetësh, do t’i shpaguhet.