McCain: Ushtria e Kosovës të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese

15:20 | 13 Prill 2017

Senatori amerikan, John McCain në adresimin e tij para deputetëve në Kuvendin e Kosovës ka thënë se Ushtria e Kosovës duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, kështu Kosova do të sigurojë edhe përkrahje ushtarake ndërkombëtare.

Ndërsa, duke folur për dialogun me Serbinë, Mccain ka thënë se është proces i rëndësishëm, ndonëse sipas tij nuk është proces i lehtë.

“Atë që i thash presidenti të Serbisë dua t’ua them edhe juve që dialogu dhe normalizimi i raporteve është qenësore për dy shtetet por edhe për Ballkanin në tërësi”, ka thënë McCain./Lajmi.net/