McCain: Nënë Tereza na luti për adoptimin e dy vajzave, njëra tani është vajza ime

15:22 | 13 Prill 2017

Senatori amerikan, John McCain në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës ka thënë se Nënë Tereza para rreth 24 vitesh e kishte lutur atë dhe gruan e tij që të adoptonte dy vajza nga Bangladeshi.

Më tej, ai ka thënë se ai dhe gruaja e tij kishin marrë dy foshnjat dhe njëra prej tyre është vajza e tij Bridgett.

“Para 24 vitesh gruaja ime dhe unë ishim në Bangladesh dhe vizituam jetimoren e Nënë Terezës. Ajo erdhi në takim me dy foshnje dhe na tha që t’i merrnim ose do të vdisnin. Gruaja ime i mori në Amerikë. Një çift adoptoi njërën, kurse tjetra është bija jonë Bridgett. Dua të falënderoj Nënën Terezë që na bëri jetën tonë më të bukur”, është shprehur McCain.