McCain: Amerika është shteti më i fuqishëm në planet

Senatori i Amerikës, John McCain ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i fuqishëm në planet.

Bota

11/04/2017 22:03

Ai ka thënë se sulmi ndaj bazës ajrore në Siri, nuk e pengon luftën e këtij shteti edhe ndaj ISIS-it, transmeton lajmi.net

“SHBA është vendi më i fuqishëm në planet, ne mund të bëjmë dy gjëra në të njejtën kohë”, ka thënë McCain në Sarajevë, raporton AFP.

Ai e ka cilësuar Al-Assadin si një kriminel lufte i cili sipas tij dikur do të dorëzohet.

McCain ka thënë se gjakderdhja në shtetin sirian do të ndalet, pasi kjo është detyrim i të gjithëve.

Ai sot ka qëndruar në Sarajevë, kurse të enjten pritet tu drejtohet deputetëve në Kuvendin e Kosovës. /Lajmi.net/