MCC zhbllokoi ndihmën amerikane për Kosovën, Veliu poston foto me Grenellin
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka reaguar pasi MCC ka zhbllokuar fondin prej mbi 200 milionë dollarësh për Kosovën.

Lajme
Veliu ka publikuar një fotografi me të përzgjedhurin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, si shenjë falënderimi.
Postimi i plotë:
Miqësia, besnikëria dhe bashkëveprimi i ndërsjellë mes ShBA-ve dhe Kosovës, fryt i vizionit perëndimor euroatlantik, rezulton në veprime dhe projekte konkrete.
Dje MCC ka zhbllokuar fondin prej mbi 200 milionë dollarësh menjëherë pasi që Qeveria e Kosovës largoi pengesat për vazhdimin e dialogut. ????? /Lajmi.net/