Mc Kresha dhe Lyrical Son, pjesë e “Sunny Hill”

Është konfirmuar pjesëmarrja e dyshes, Mc Kresha dhe Lyrical Son në festivalin "Sunny Hill".

ShowBiz

11/07/2019 19:36

Festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill”, pritet të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht, shkruan lajmi.net.

Ndër emrat e njohur që do të marrin pjesë do të jenë edhe Mc Kresha dhe Lyrical Son.

Kjo sapo u konfirmua në faqen zyrtare të “Sunny Hill” në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BzyOEeCF5aX/

Vitin e kaluar, Sunny Hill Festival mblodhi rreth 50,000 njerëz për tri ditë dhe net rresht pandërprerë, ndërsa këtë vit pritjet janë që ky numër i pjesëmarrësve të rritet edhe më shumë./Lajmi.net/