Mbytet një 16 vjeçar tek Shkëmbi i Kavajës

Një djalë 16 vjeçar është mbytur sot në mesditë tek zona Shkëmbi i Kavajës në Durrës, njoftuan mediet shqiptare. Mirëpo, disa thonë se ai ishte pushueas me familje nga Kosova, të tjera shkruajnë se 16 vjeçari është nga një fshat i Durrësit

Lajme

14/08/2014 17:50

Sipas balkanweb, viktima është nga Kosova dhe ndodhej në Durrës me pushime me familjen. 16 vjeçarit i kanë ardhur në ndihmë, të afërm dhe pushues të ndryshëm duke e dërguar në spital.

Adoleshenti ndërroi jetë në spitalin e Durrësit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ndodhi ngjarja. 

Gazeta shekulli online, ndërkaq, raporton se 16-vjeçari humbi jetën pasi pësoi një atak kardiak në det.

Sipas këtij burimi, adoleshenti ishte banues në fshatin Shkallnur të Durrësit, me inicialet A.K. dhe ai ishte duke u larë në det kur është përfshi nga dallgët.

Pavarësisht që dyshohet për një atak kardiak, trupi i 16-vjeçarit do t’i nënshtrohet ekspertizës së plotë për të zbuluar shkaqet e vërteta të vdekjes, raporton Shekulli.