Mbyten dy të rinj në lumin Osum në Berat

Dy të rinj, njëri 15 vjeç e tjetri 16, janë mbytur teksa po laheshin në lumin Osum.

Lajme

20/07/2015 21:10

Dy djemtë po laheshin në vendin e quajtur “Pllakat”.

Zhytësit kanë gjetur trupin e 15-vjeçarit dhe është dërguar në morgun e qytetit.

Ndërsa, ende vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 16-vjeçarit.