Mbyllet pjesa e parë: Uruguai në epërsi prej dy golash ndaj Ganës

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Gana – Uruguai. Pas 45 minutave uruguaianët kryesojnë me dy gola, shkruan lajmi.net. Ndeshje më të mirë zhvilluan Valverde me shokë duke shënuar edhe dy herë. Ganezët kishin mundësinë të kalojnë në epërsi, pasi u akordua penallti për ata. Në minutën e 21` ishte Ayew që nuk u…

Sport

02/12/2022 16:53

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Gana – Uruguai.

Pas 45 minutave uruguaianët kryesojnë me dy gola, shkruan lajmi.net.

Ndeshje më të mirë zhvilluan Valverde me shokë duke shënuar edhe dy herë.

Ganezët kishin mundësinë të kalojnë në epërsi, pasi u akordua penallti për ata.

Në minutën e 21` ishte Ayew që nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Por, uruguaianët arritën të realizojnë dy herë brenda pak minutash.

Në të 26` dhe 32` ishte de Arrascaeta që realizoi të dy golat.

Më pas ata kërkonin golin e tretë, por nuk e arritën.

Mbetet të shihet pas 45 minutave të tjerë se si do mbyllet kjo sfidë./Lajmi.net/