Mbyllet pjesa e parë: Nuk ka gola në ndeshjen Francë – Danimarkë

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Francë – Danimarkë. 45 minutat e parë në këtë takim nuk dhanë gola, shkruan lajmi.net. Gjatë gjithë kësaj pjese u krijuan raste të mira shënimi sidomos nga Franca, por gola nuk kishte. Yjet e ‘Gjelave’ ishin më kërkues, por hasën në një mbrojtje të mirë nga danezët. Rast…

Sport

26/11/2022 17:48

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Francë – Danimarkë.

45 minutat e parë në këtë takim nuk dhanë gola, shkruan lajmi.net.

Gjatë gjithë kësaj pjese u krijuan raste të mira shënimi sidomos nga Franca, por gola nuk kishte.

Yjet e ‘Gjelave’ ishin më kërkues, por hasën në një mbrojtje të mirë nga danezët.

Rast tejet të mirë humbi ylli i PSG-së, Kylian Mbappe, pasi nuk u tregua i saktë nga goditja brenda zonës.

Në anën tjetër edhe Danimarka tentuan të realizojnë, por nuk arritën.

Mbetet të shihet pas 45 minutave se si do mbyllet ky takim./Lajmi.net/