Mbyllet pjesa e parë: Nuk ka gola në ndeshjen Argjentinë – Meksikë, paraqitje e zbehtë nga të dy kombëtaret

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Argjentinë – Meksikë. Argjentina dhe Meksika janë ndarë baras, pas pjesës së parë, në ndeshjen e grupeve për Botëror. 45 minutat e parë u konkretizuan me një ndeshje të zbehtë nga të dy kombëtaret. Alexis Vega kishte mundësinë më të mirë për të kaluar në epërsi Meksikën, pasi…

Sport

26/11/2022 20:52

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Argjentinë – Meksikë.

Argjentina dhe Meksika janë ndarë baras, pas pjesës së parë, në ndeshjen e grupeve për Botëror.

45 minutat e parë u konkretizuan me një ndeshje të zbehtë nga të dy kombëtaret.

Alexis Vega kishte mundësinë më të mirë për të kaluar në epërsi Meksikën, pasi gjuajti mirë nga goditja e dënimit, por në vend ishte portieri argjentinas, Emiliano Martinez.

Vlen të përmendet që meksikanët po tregohen mjaft të ashpër në duelet me kundërshtarët e tyre.

Kjo ndeshja ka rëndësi të madhe për të dy ekipet, andaj pritet të ketë gola në pjesën e dytë.

Mbetet të shihet se si do jetë epilogu final i këtij takimi./Lajmi.net/