Mbyllet pjesa e parë: Manchester City në epërsi ndaj Liverpool

Kanë përfunduar 45 minutat e parë mes Manchester City dhe Liverpool.

Sport

10/04/2022 18:20

Në ‘Etihad Stadium’ po zhvillohet një nga ndeshjet më të mira të këtij sezoni në futbollin evropian, shkruan lajmi.net.

Manchester City dhe Liverpool po dhurojnë spektakël në ‘Etihad’, ku vetëm në 45 minutat e para janë shënuar tri gola.

Seria e golave u hap nga Kevin De Bruyne në minutën e pestë, me një super goditje nga jashtë zonës.

Skuadra e Klopp barazoi me anë të Diogo Jota, në minutën e 12’, duke ribalancuar gjithçka.

Të përzgjedhurit e Pep Guardiola gjetën golin edhe një herë në minutën e 36’, me anë të Gabriel Jesus. Në golin e dytë të City meritë të madhe kishte edhe Joao Cancelo që dha super-asistim.

Jota mund të barazonte në 2:2 po të mos ishte për një super-ndërhyrje të Aymeric Laporte. Edhe Sterling pati mundësi të thellonte epërsinë, por ishte vonë ‘për pak’.

Mbetet të shihet se çfarë sjell pjesa e dytë. /Lajmi.net/