Mbyllet pjesa e parë: Japonia dhe Kosta Rika, ndihmë për ata që kanë probleme me gjumin

Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes Japoni – Kosta Rikë. Kombëtarja e Japonisë dhe ajo e Kosta Rikës kanë dhuruar një ndeshje jashtëzakonisht të dobët për një nivel si Kupa e Botës, shkruan lajmi.net. 45 minutat e para të përballjes  së tyre kanë kaluar pa asnjë rast të mirë shënimi për gol. Rezultati…

Sport

27/11/2022 11:49

Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes Japoni – Kosta Rikë.

Kombëtarja e Japonisë dhe ajo e Kosta Rikës kanë dhuruar një ndeshje jashtëzakonisht të dobët për një nivel si Kupa e Botës, shkruan lajmi.net.

45 minutat e para të përballjes  së tyre kanë kaluar pa asnjë rast të mirë shënimi për gol.

Rezultati i pjesës së parë është 0:0, rezultat ky i përcjellur nga një lojë që të bën të biesh në gjumë.

Mbetet të shihet nëse kombëtaret do të bëjnë diçka për ta bërë ndeshjen më argëtuese në pjesën e dytë. /Lajmi.net/