Mbyllet pjesa e parë: Gana në epërsi të dyfishtë ndaj Kores së Jugut

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Kore e Jugut – Gana. Ganezët kryesojnë 2:0 ndaj Kores, pas 45 minutave të parë, shkruan lajmi.net. Ndeshjen më mirë e nisën koreanët, duke krijuar raste të mira shënimi, por më konkret ishin ganezët. Në dy tentime drejt portës, shënuan dy gola. Fillimisht ishte Salisu që në minutën…

Sport

28/11/2022 14:50

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Kore e Jugut – Gana.

Ganezët kryesojnë 2:0 ndaj Kores, pas 45 minutave të parë, shkruan lajmi.net.

Ndeshjen më mirë e nisën koreanët, duke krijuar raste të mira shënimi, por më konkret ishin ganezët.

Në dy tentime drejt portës, shënuan dy gola.

Fillimisht ishte Salisu që në minutën e 24` i dha epërsinë Ganës.

Mirëpo, ata nuk u ndalën me aq, pasi shënuan edhe golin e dytë.

Po zhvillohej minuta e 34` kur Kudus dyfishoi shifrat.

Me këtë rezultat i vështirësohen punët koreanëve.

Mbetet të shihet se çfarë do ndodh pas 45 minutave të dytë./Lajmi.net/