Mbyllet pjesa e parë e U21 – Kosova në epërsi ndaj Shqipërisë

Kombëtarja U21 e Kosovës e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë ndaj Shqipërisë U21.

Sport

13/06/2022 20:21

Dardanët, në epitetin e mysafirëve, kanë arritur të gjejnë epërsinë qysh në pjesën e parë, shkruan lajmi.net.

Krasniqi ishte ai që gjeti golin me një goditje të saktë zhagas, për t’i dhënë epërsinë Kosovës në minutën e 31’.

I njëjti lojtar pati mundësi të artë të shënonte për 0:2, por shtylla ia mohoi golin.

Pak sekonda pas shtyllës, Zabërgja pati rast të mirë, por goditja e tij shkoi jashtë portës.

Rezultati pas 45 minutave të para mbetet 0:1 në favor të Kosovës U21. /Lajmi.net/