Mbyllet pjesa e parë: Anglia në epërsi ndaj Senegalit

Anglia e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë ndaj Senegalit. Pas 45 minutave të para, Anglia po avancon me rezultatin 2:0 në ndeshjen kundër Senegalit, shkruan lajmi.net. Në ndeshjen e vlefshme për 1/16-ën e finales së Kupës së Botës, Anglinë e çoi në epërsi anëtari i Liverpool, Jordan Henderson. Henderson shënoi në minutën e…

Sport

04/12/2022 20:49

Anglia e ka mbyllur me epërsi pjesën e parë ndaj Senegalit.

Pas 45 minutave të para, Anglia po avancon me rezultatin 2:0 në ndeshjen kundër Senegalit, shkruan lajmi.net.

Në ndeshjen e vlefshme për 1/16-ën e finales së Kupës së Botës, Anglinë e çoi në epërsi anëtari i Liverpool, Jordan Henderson.

Henderson shënoi në minutën e 38’, pas një topi të dhënë nga Jude Bellingham.

Golin e dytë për Anglinë në pjesën e parë e shënoi Harry Kane, në minutën e 45+2′. Ky është goli i parë për Kane, pas gjashtë ndeshjeve në Kampionat Botëror.

Gjatë pjesës së parë, Senegali pati një mundësi të mirë shënimi, por Jordan Pickford me një pritje fantastike mohoi golin për afrikanët.

Mbetet të shihet nëse Senegali do të gjejë formulën për golin gjatë pjesës së dytë. /Lajmi.net/