Mbyllet për sot protesta para Rektoratit
Në orën 16 ka përfunduar e qetë protesta e studentëve të Universitetit të Prishtinës. Organizatorët kanë thënë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat dhe kanë paralajmëruar protestat e ardhshme.
Lajme
Protestat e studentëve të cilat kanë filluar në orët e mëngjesit, para dyerve të rektoratit të Universitetit të Prishtinës kanë përfunduar të qeta pa ndonjë incident.
Njëri nga organizatorët e protestës, Valton Marku i ka thënë mediave se ata nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre, duke paralajmëruar protestat e radhës.
“Pas shumë orëve të qëndrueshmërisë sonë. ne qëndrojmë prapa kërkesave tona dhe paralajmërojmë protesta të radhës”.
“Neve na mbetet të vazhdojmë në zyrë tani të gjithë aktivistët dhe të interesuarit për të diskutuar dhe zhvilluar më shumë këtë ide dhe pastaj, do të lajmëroheni ju për kohën dhe protestat e ardhshme”, ka thënë Marku.
Ai nuk ka precizuar nëse studentët do të kthehen përsëri nesër për ta bllokuar hyrjen në Rektoratin e UP’së.